Sali Berisha nuk del jashtë parashikimeve! Në rezultatin përfundimtar të referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës që u zhvillua një ditë më parë, rezulton se 99% e anëtarëve që morën pjesë, ishin pro me shkarkimin e kryedemokratit.
Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale i ngritur nga Sali Berisha raporton se në referendum morën pjesë 43,879 anëtar, ndërsa pro shkarkimit të kryedemokratit ishin 43,385. Kundër shkarkimit të Bashës u dhanë vetëm 306 vota, 17 ishin abstenim dhe 171 të pavlefshme.