Punimet për qendrën e emigrantëve në Shëngjin drejt fundit, sot mbërritën agjentët e sigurisë së shtetit italian

3 Qershor, 11:13 | Përditesimi i fundit: 2024-06-03 15:58:16

Punimet për qendrën pritëse të emigrantëve në portin e Shëngjinit po shkojnë drejt fundit.

Këtë të hënë kanë mbërritur agjentë të sigurisë së shtetit italian, të cilët do të dislokohen në Shëngjin për të garantuar sigurinë e refugjatëve.

Ndërkohë ditën e mërkurë, pritet të mbërrijnë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila së bashku me kryeministrin Rama do të vizitojnë qendrën pritëse në portin e Shëngjinit dhe do të inspektojnë ecurinë e punimeve për kampin e Gjadrit.