Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi dhe kreu i ARRSH në terren: 6 km e para hapen në fillim të muajit maj, rruga do ketë 3+1 korsi

9 Prill, 16:39 | Përditesimi: 9 Prill, 16:39

Kreu i ARRSH deklaroi se punimet për 6 kilometrat e para të aksit Tiranë-Durrës do të përfundojnë në fillim të muajit maj. Ndërsa ministri Karakaçi tha se janë brenda kushteve të kontratës, e cila sipas tij parashikon që loti 1 i autostradës të hapej brenda muajit korrik.

A.M/Shqiptarja.com