Punimet te Unaza e Re dhe ora policore, trafik i rënduar në kryeqytet

9 Mars 2021, 19:56 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 20:15:11

Autoritet Rrugor Shqiptar ka bërë me dije planin e menaxhimit të trafikut për shkak të punimeve që po kryhen për Lotin 2 dhe 3 tek Unaza e Re, konkretisht në segmentin Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja.

ARRSH njofton se duke filluar nga 11 marsi pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir).

Do të ketë një devijim të rrugës ‘’Teodor Keko’’ për të vazhduar rrethrrotullimin e ri tek zona e ‘’Ozonit’’, që zëvendëson kryqëzimin me semafor.

Nga ana tjetër ”Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën kryesore ”Teodor Keko”, dhe do të bllokohet.

Aksesi në rrugën kryesore do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës ”Engjell Mashi”. Më pas, trafiku i automjeteve që vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja kalon me tre korsu nga 3 metra, fillimisht tek Ura e Lanës e më pas tek rruga ”Teodor Keko”.