‘Pushkët i kemi plot’, Kurti i ‘përgjigjet’ Grenell? Vetëvendosja i mbron kufijtë e Kosovës

5 Shkurt 2025, 12:39 | Përditesimi: 5 Shkurt 2025, 12:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e nisi fjalimin gjatë tubimit elektoral në Podujevë duke pretenduar se “populli e di kush i mbron kufijtë e Kosovës”.

Kurti shmangu përmendjen e Richard Grenell në fjalim, por duket se i dha atij një përgjigje indirekte pas deklaratës ku e kritikoi ashpër se nuk është i besueshëm për SHBA.

“Po të ishin ato partitë e tjera, do të kishte qenë problem me këto komunat kufitare. Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot”, tha Kurti.

r.k./Shqiptarja.com