Qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë Rama/ Vetëm 6% i japin shkëlqyeshëm Bashës, 61% notë jo kaluese

8 Dhjetor 2020, 23:31 | Përditesimi i fundit: 2020-12-08 23:35:12

Në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë Rama, 6% e qytetarëve mendojnë se ka qenë e shkëlqyeshme ndërsa 18% e të anketuarve gjykojnë se qasja e opozitarëve ka qenë e mirë. 15% e të pyeturve mendojnë se qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë janë të mjaftueshëm ndërsa një pjesë e madhe, saktësisht 37% mendojnë se roli i opozitës ka qenë i dobët. Një pjesë e mirë e qytetarëve mendojnë se roli i opozitës ndaj qeverisë ka qenë e keqe.