Qëndroi më pak se një orë, Balluku del nga GJKKO dhe nuk pranon të flasë për mediat! Seanca shtyhet me 2 orë

22 Nëntor, 09:51 | Përditesimi: 22 Nëntor, 09:51

Pas më shumë se gjysme ore, Belinda Balluku ka dalë nga GJKKO ku u paraqit për verifikimin e masës së sigurisë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Ajo nuk pranoi të fliste për mediat, ndërsa seanca është shtyrë për 2 orë seanca për t'u njohur me aktet. Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim për lotin 4 të Unazës së Madhe. Dy ditë më parë, GJKKO e pezulloi nga detyra dhe e ndaloi të dilte jashtë vendit.

I.M/Shqiptarja.com