'Qeveria dështoi me rindërtimin'! Margariti në 'Repolitix' - opozitës: E thjeshtë të bësh kritika nga karrigia, si pamë gjëkundi kur strehonim qytetarët pas tërmetit

26 Nëntor 2020, 21:36

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, opozita e ka cilësuar procesin e rindërtimit si një proces të dështuar, por për Ministren e Kulturës, Elva Margariti këto kritika dhe akuza janë të lehta të vijnë nga persona që flasin nga karriget e tyre dhe se në asnjë moment nuk u panë në ambientet ku u strehuan qytetarët pas tragjedisë.