Qeveria negociata me kompani amerikane për të ofruar konsulencë për luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e IA! Rama autorizoi dy ministra

2 Qershor, 22:37

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ministrja e shtetit për Antikorrupsionin, Adea Pirdeni janë autorizuar të negociojnë drejtëpërdrejtë me kompaninë amerikane për ofrimin e shërbimit të konsulencës për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për këtë qëllim.