Qeveria pezullon statusin e investitorit strategjik për resortin në Plazhin e Gjeneralit, parashikohet investim 50 mln euro: Të përshtatet me planin urbanistik

8 Maj 2023, 12:38

Resort Mediterranean Wave, i parashikuar të ndërtohej në Plazhin e Gjeneralit është i pezulluar përkohësisht. Vendimin e ka marrë Komiteti i Investimeve Strategjike me argumentimin se projekti bie në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm Vendor të Kavajës. Projekti parashikin ndërtimin e një resorti me vlerë 50 milionë euro.