'Qori indoktrinon studentët e tij', debate mes gazetarit dhe kreu të 'Lëvizja Bashkë': Gënjen! I ke dhënë shëndenë arsyes

17 Shtator, 18:12

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe gazetari Albi Xhunga debatuan në Studio Live. Xhunga u kap me Qorin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit, se është i censuruar në televizione. Xhunga më tej hodhi dyshime sa i përket aktivistëve të Lëvizjes Bashkë, që sipas tij janë studentë të Qorit në Universitetin e Tiranës. Por Qori hodhi tej aludimet se ka studentë të tij në Lëvizje, apo se ndikon tek studentët që të jenë pjesë e Lëvizjes së tij.