Qytetarët mblidhen para kryeministrisë, sërish protestë për rritjen e çmimeve: Nuk jemi të varfër, por të vjedhur

18 Tetor 2021, 18:52

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku po protestojnë kundër rritjes së çmimeve. është protesta e tretë radhazi që mbahet për rritjen e çmimeve, një protestë paqësore me thirrje në drejtim të qeverisë, ku i kërkohet ulja e këtyre çmimeve.