Qyteti i Lushnjës prej disa ditësh pa ujë, Ujësjellësi: Po punojmë për të shmangur një katastrofë shëndetësore! Banorët: Çfarë t’i bëjmë qeverisë?

26 Dhjetor 2021, 17:14 | Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 19:33

Prej ditësh qyteti i Lushnjës nuk furnizohet normalisht me ujë nga Ujësjellësit. Firma që po bën rikonstruksionin e linjës së transmetimit nga burimet deri në depot e Virovës para disa ditësh zevendësoi tubin kryesor të furnizimit me ujë, por parametrat teknike nuk janë në nivelet e duhura ç'ka do të thotë se presioni nuk suportohet nga linja.

KT/Shqiptarja.com