Rakacolli: Mos prisni të shfaqen format e rënda për të shkuar në spital! Jaka: Qytetarët kanë humbur besimin

10 Shkurt 2021, 00:09 | Përditesimi i fundit: 2021-02-10 00:24:09

Rritja e rasteve aktive me COVID-19 por dhe shtimi i rasteve të trajtimit në shtëpi të virusit edhe kur ai shfaqet në forma të rënda ka bërë që zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli të bëjë thirrje dhe apel për qytetarët që t'u drejtohen spitaleve dhe të mos shkojnë aty kur është tepër vonë. Gjatë emisionit "Repolitix" në Report Tv, Rakacolli shprehet se besimi tek mjekët dhe sistemi shëndetësor është rritur dhe kjo duket që ke komunikimi me mjekun e familjes dhe ndihmën që kërkojnë prej tyre.

"Në spitale njerëzit shtroheshin që në fillim, kurse tani vijën pasi e kanë kaluar dhe kjo është një apel që  qytetarët me format e rënda të virusit nuk duhet të presin dhe të mjekohen në shtëpi.  Qytetarët dihet që do të rrinë të izoluar dhe ideja e të qenit vetëm ndoshta i step për të shkuar që në fillim në spital dhe vijnë aty vetëm kur bëhen rëndë. Unë do thoja që ka më shumë besim tani sidomos te mjeku i familjes dhe mendojnë se e kalojën në shtëpi dhe kjo tregon një rritje besimi.", tha Rakacolli.

Por nuk ishte në një mendje ish kreu i ISHP-së, Besnik Jakaj, i cili tha se qytetarëve u është ulur besimi te spitalet dhe kjo bënë që ato të shkojnë me shumë vonesë atje duke rritur vdekshmërinë.

"Bëhet një protokoll i caktuar në shtëpi dhe pastaj shkohet në spital, kemi vdekshmërinë më të lartë   gjatë qëndrimit në reanimacion. Humbja e besimit, frika që është krijuar për spitalin se po të hyjmë atje do vdesim bën që qytetarët të mos shkojnë atje apo të shkojnë me vonesë. Disa mjekime nuk mund të bëhen në shtëpi", tha Jaka.