Rama: 7 mln dollarë për ndërkombëtarizimin e universiteteve! Kemi 323% më shumë eksporte në bujqësi sesa në 9 mujorin e 2013! Buxhet specifik për pastërtinë

15 Nëntor 2021, 11:14 | Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 11:14

Teksa po prezanton projekt buxhetin e vitit 2022, kryeministri Edi Rama, u ndal në tre aspekte të rëndësishme të këtij buxheti, arsim, pastërtinë e vendit dhe bujqësinë. Kryeministri Edi Rama tha se janë alokuar 7 mln dollarë për ndërkombëtarizimin e universiteteve. Ndërkohë për vitin 2020 pastërtia është një tjetër sektor shumë i rëndësishëm, ku sipas Ramës do të ketë një buxhet specifik, për pastrimin e vendit. Në bujqësi kreu i qeverisë tha se nuk janë ulur fondet por janë rritur. Rama tha se kemi 323% më shumë eksporte në bujqësi sesa në 9 mujorin e 2013. Sipas kreu të qeverisë informalizimi në sektorin e bujqësisë është një problem, pasi shumë prej tyre humbasin mundësin për të përfituar nga fondet e mbështetjes ndaj tyre.

 

r.k./Shqiptarja.com