Nga Beogradi, Kryeministri Edi Rama foli për rëndësinë e Ballkanit të Hapur i cili bëri të mundur mbrojtjen, forcimin e marrëdhënieve. Rama bëri me dije se kjo nisme, është një marrëdhënie solide e cila çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut.
‘Dua ta them këtu me kënaqësi se dhe zgjidhja me karta e ID është zgjidhja e Ballkanit të Hapur.
Sot nuk jemi këtu për të celebruar verërat dhe ushqimet e rajonit, jemi në samitin e dytë që zhvillohet në kontekstin e luftës në Ukraine. Jemi këtu për të marrë disa hapa që, nisen edhe nga ky kontekst. Dhe para se ti numëroj do them një fakt sepse ka ndodhur në dy samite, konteksti nga lufta vendet u përballen me furnizimin e grurit e drithërave dh pjesë e kësaj situate ishte dhe Shqipëria. Sepse, importuesit tanë të drithërave kishin kontrata me prodhuesit serb në një kontekst ku Serbia si të tjerët bllokoi çdo eskport. Ishte Ballkani i Hapur kjo lidhje solide që i çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,. Buka s’është gjë simbolike, është bukë, është për popullin. Do e bënim dot nëse do ishim në rrugën e konflikti permanent? S’do ishte mundur. Do ishte mundur që ne të nënshkruanim nj marrëveshje mes vendeve e tona, për të ecur më tutje me krijimin e rezervave ushqimore, magazinimin, duke vazhduar forcat për të vënë në dispozicion forcat që kemi? Hapi tjetër për sigurinë energjetike, sepse në samitin e kaluar kemi ndërtuar një masë për energjinë në këtë krizë që është që ne të mund sërish të bashkojmë forcat. Çfarë e ka serbia etj ta kenë të gjithë. Si kush do e imagjinonte që sot për ti ardhur në ndihmë vetes, ne mund të parashikojmë marrëveshje që janë mundësi të shfrytëzojmë potenciale që kemi dhe të marrim më shumë energji. Kështu do të vazhdojmë me investimet, kemi rënë dakord për një sinergji, eksperiencën shumë të respektueshme që ka Maqedonia e Veriut. Në funksion të ofrimit të hapësirës të Ballkanit të Hapur, së fundmi, kush do ta imagjinonte që ne do të kishim kapacitete operacionale të sigurta për vendin,. Dua ta mbyll që faktet e shifrat flasin vetë, mjafton të shihni se çka ndodhur në 7 muajit e fundit çka ndodhur me të tria vendeve.
Mjafton të shohim fluksin sesa shumë kohë e vite kemi humbur dhe ccfarë potenciali të madh ka.
(...)
Nuk ka nevojë të shpjegojmë as për të shpjeguar si gjysmë të zënë në faj se cpo bëjmë. Kush ka pasion dhe dëshirë, nisma flet vetë. E konsiderojmë nismën edhe për të tjerë miq, askush nuk duhet të bëhet xheloz për ne. I ftojmë të gjithë pa popblem, rëndësi ka që ambasadorin amerikan e kemi këtu kështu që jemi të mbrojtur nga çdo keqkuptim.’ – tha Rama.