Rama: ‘Bujqësori’ brenda 10 vjetësh do jetë Universiteti i Vjenës në Tiranë

30 Qershor 2021, 18:32 | Përditesimi: 30 Qershor 2021, 18:32

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se Universiteti Bujqësor brenda kësaj dekade do të kthehet në Universitetin e Vjenës në Tiranë, që është më i miri për Bujqësinë. Kjo është në kuadër të projektit  për binjakëzimin e programeve studimore shqiptare me ato ndërkombëtare.

“Të afrojnë universitetin e Vjenës, me synimin që ky universitet të jetë një vend ku studentë shqiptarë e të huaj të marrin diplomë të Universitetit të Vjenës dhe në një kohë brenda kësaj dekade, të jetë Universiteti i Vjenës në Tiranë, ku kampusi universitar të jetë ndërkombëtar”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com