Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e PS-së vuri theksin tek Reforma në Drejtësi.
‘Nga ana tjetër askush nuk duhet të humbasë durimin. Duke ua hapur dyert e burgut atyre që i madh dhe i vogël u di emrat dhe bëmat. Të ndërtosh një sistem drejtësie të që të jetë garanci e sigurisë juridike pa dallim të një vendi, në një vend ku 500 vjet nuk ka pasur drejtësi, nga pushtetet e radhës nuk është si të ndërtosh shtëpi shkolla çerdhe autostrada e shkolla. Sikur ta kishin nisur të tjerët më parë, s’do ishim këtu. Shqipërisë ju tretën shumë shanse dhe mundësi. Reforma në drejtësi, duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të ecim para. Duhet ta durosh, sado e tmerrshme të jetë të shohësh veten në një çanak me Ilir Metën dhe Sali Berishën duke ngrënë. Dënohet një këngëtar se hap një apo dy dritare, ndërkohë që strukturat shtetërore presin prej muajsh që gjykata apo gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat pa lejë në breg të detit. Duhet të durojmë. Në raport me sensin moral dhe logjik të drejtësisë në këtë vend ato janë skandale.’- tha Rama.