Rama: Do bëjmë transparencë çmimi çdo ditë! U takuam me princin e Arabisë Saudite për të mbajtur lidhjet për furnizimin me naftë

11 Mars 2022, 10:21 | Përditesimi: 11 Mars 2022, 10:21

Kryeministri Edi Rama tha se do të bëjë transparencë çmimin dhe rezervën faktike çdo ditë  për naftën dhe energjinë për qytetarët. Rama tha se për të mbajtur furnizmin me naftë në vend u takua edhe para pak ditësh me princin e Kurorës së Arabisë Saudite

"Unë kërkoj solidaritetin dhe angazhimit tuaj me hir, ndërsa ligji do e bëjë këtë me pahir. Ju e dini më mirë se unë që çështja themelore që ne kemi dhe ajo që na kërcënon më shumë nuk është çmimi, qoftë edhe ky i çmenduri që ishte para dy ditëve, por është edhe mungesa e produktit. Gjithë kjo përpjekje për imponim që po bëhet mund të sjellë edhe në pikën që nuk ka naftë dhe energji, sepse  sot problemi ynë kur dalim në treg për shkak të thatësirës nuk është  thjeshtë se çmimi është çmenduri, 555 euro, por çështja është se nuk e  gjen produktin. Përveç pjesës së transparencës së çmimit ne nuk do të administrojmë bashkë më ju që të imponojmë çmime arbitrarisht pasi çon në falimentim, por do të bëjmë transparencën e çmimit të përditshme që njerëzit të shohin çmimin dhe rezervën faktike që duhet të jetë e garantuar. Kjo ishte dhe arsyeja  pse u takuam me Princin e  kurorës së Arabisë Saudite  ishte për ti dhënë një mundësi dhe mbajtur lidhjet për furnizimin me naftë", tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com