Rama ‘dush të ftohtë’ kryebashkiakut të Himarës: Modeli të fjeturit gjumë, përballë plehrave

22 Tetor 2021, 13:15 | Përditesimi: 22 Tetor 2021, 13:15

Kryeminsitri Edi Rama ka kritikuar drejtpërdrejt kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Gora, për sa i përket pastrimit të mbetjeve në këtë bashki. Rama tha se ai është modeli i të fjeturit gjumë, përballë plehrave.

‘Kemi bregdetin, që është bërë problem i madh dhe do të jetë problem gjithmonë e më i madh sepse rriten numri i turistëve. Por përtej sezonit, kemi pamje të ndotjes që janë e përditshme, e dhimbshme, e turpshme të bashkisë Himarë, që është simboli të fjeturit gjumë përballë plehut.’- tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com