Kryeministri Edi Rama ka theksuar se është e patolerueshme që asnjë gjykatës apo prokuror nuk është pak hekurave dhe kërkon që SPAK të mos merret me persona që nuk kanë të deklaruar 60 metra katror, por të tjerë me më shumë pasuri të pajustifikuar.
"Këtu duhet kapur demi për brirësh, jo për bishti. Është e patolerushme qëë asnjë gjykatës apo prokuror nuk është pas hekurave. Në këtë moment, kjo që nuk është bërë nga Prokuroria e Zakonshme duhet bërë nga ajo e jashtëzakonshme. Vettingu nuk është pushim nga puna. Sistemi i drejtësisë i pastruar i thërret këta. SPAK-u ka thirrur ndonjë? Kë, atë për 60 metra katror? Pse ndodh gjithmonë me këta pak metra katror, pak peshq në një arkë, pse? Nuk janë 5 mijë veta, por një grup njerëzish me ngarkesë të madhe. Kjo është bindja ime dhe e jona", tha Rama.