Rama flet për familjen nga SHBA: Unë katolik, gruaja myslimane! Dy fëmijët nga martesat e para janë ortodoksë! I vogli mund të vendosë të bëhet hebre

17 Shkurt 2022, 10:00 | Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 10:00

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Universitetin Georgetown në Uashington, ku foli për pritjen që Shqipëria i bëri afganëve, për të treguar që Shqipëria bashkëjeton me shumë komunitete fetare, solli shembullin e familjes së tij.

“Unë jam katolik, bashkëshortja ime myslimane, dy fëmijët tanë më të rritur nga martesat e mëparshme janë ortodoksë, kemi një të vogël i cili mund të vendosë të bëhet hebre, i takon atij ta marrë vendimin. Por e përmend këtu këtë shembull, sepse kjo është trashëgimia që ka Shqipëria”-tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com