Rama: Ftesa për Bashën nuk është kurth, unë e di se PS do fitojë! Dua që shqiptarët të shohin të unë njeriun e bashkimit

19 Prill 2021, 22:53 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 23:00:47

Në '5-pyetjet' gazetari Ilir Babaramo e pyeti Kryeministrin Rama nëse është një kurth ftesa e tij për bashkëpunim pas 25 prillit për Lulzim Bashën.

"S’ka lidhje fare. Unë nuk merrem me kurthe. Unë di që PS-ja do të fitojë zgjedhjet dhe unë di që dua dhe do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo thjesht në sensin e të qenit shefi i qeverisë që punon për të gjithë se për të gjithë punojnë të gjitha qeveritë, por në sensin e të qenit kryeministri tek i cili të gjithë shqiptarët, pavarësisht se më kanë votuar apo jo, të shohin njeriun e bashkimit, jo të ndarjes, të shohin njeriun e solidaritetit me të gjithë dhe jo të përçarjes, të shohin njeriun që është pikë referimi për të gjithë. Këtë dua dhe do të bëj unë", u përgjigj Rama.