Rama: Gati plani për kursim, energjia me orar! Të mësojmë të jetojmë në kohë të vështira! Do ketë shkurtim punonjësish

23 Korrik 2022, 17:20

Kriza energjetike do të vijojë dhe vështirësitë e para po ndihen. Sot kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria nuk ka arritur dot të sigurojë në bursë të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitej vendit. Në takimin me kryebashkiakët në Pogradec, ai u ka bërë thirrje që të jenë ata të parët që duhet të kursejnë energjinë elektrike, ndjekur më pas nga qytetarët dhe bizneset, për të cilët qeveria ka garantuar deri më tani të mos rrisë çmimin në faturë.