Rama: Hetim pasuror të kompanive që deklarojnë për punonjësit paga më të ulëta nga sa ata paguhen

30 Dhjetor 2021, 11:49 | Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 11:49

Me skandalin e publikimit të pagave doli në pah edhe evazioni fiskal që kryenin kompanitë e madha duke deklaruar paga minimale për punonjësit ndërkohë që paga reale ishte disa fish më shumë. Kjo tha Rama do të marrë fund dhe se do të ketë hetim pasuror të këtyre kompanive dhe biznesmenëve që deklarojnë për punonjësit paga më të ulëta nga sa ata paguhen

 

KT/Shqiptarja.com