Rama homazhe për nënkomisarin Saimir Hoxha: Një çast i rëndë për policinë, shoqërinë e shtetin! Fëmijët e Dëshmorit të Atdheut do marrin 170% të pagës së babait

29 Shtator 2021, 14:20

Kryeministri Edi Rama ishte sot  pranishëm në homazhet për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, duke e konsideruar lamtumirën për të një moment të rëndë për policinë, shoqërinë dhe vetë shtetin. Kryeministri bëri me dije se dy fëmijët e mitur që Dëshmori i Atdheut la pas, përveç mbështetjes financiare nga shteti, me hyrjen në fuqi të ligjit për Fëmijët nën kujdesin e Republikës, do të marrin edhe 170% të pagës së babait të tyre deri kur të mbushin moshën madhore.