Rama: I gatshëm të dëshmoj në prokurori, e di pse u publikuan në këtë kohë të dhënat për pagat

23 Dhjetor 2021, 14:03 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 14:03

Kryeministri Edi Rama ka disa dyshime se kush mund të kenë publikuar pagat për mbi 694 mijë qytetarëve dhe për cilat arsye ato u bënë publike pikërisht në këtë kohë. Për dyshimet e tij, Rama tha se është gati të dëshmojë në prokurori, por nuk i bëri publike duke argumentuar se nuk do ta politizojë situatën. Rama tha se këto të dhëna kishin dalë muaj më parë dhe jo tani që u  publikuan.

 

KT/Shqiptarja.com