Rama i pakënaqur nga 25 prilli: PS e Shkodrës do të strukturohet nga zero! 3 mandate i merrnim vetëm me lulen simbol të partisë

10 Dhjetor 2021, 22:58 | Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 22:58

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama i ka bërë "dush të ftohtë" degës së Partisë Socialistë në Shkodër!

Në takimin që kishte për qëllim analizën e 25 prillit dhe riorganizimin e PS , kryeministri tha se partia në Shkodër do të ketë riorganizim nga zero, në përpjekje për të rregulluar gabimet e së shkuarës, sipas tij. Nga sa bëjnë me dije burime për Report Tv, kreu i qeverisë ka qenë i pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve, për pasojë ka bërë me dije se strukturat humbëse do të zëvendësohen nga "të rinj me energji të reja".

KT/Shqiptarja.com