Rama inspekton punimet në rindërtimin dhe zgjerimit në Spitalin Infektiv në QSUT: Me kushte ndërkombëtare

3 Shtator 2022, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2022-09-03 13:56:44

Kryeministri Rama është duke ndjekur punimet të cilat janë drejt përfundimit të rindërtimit dhe zgjerimit të Spitalit Infektiv në QSUT. Rama shkruan në një postim në Facebook ku thotë se spitali do të bëhet një qendër reference kombëtare ekselence për sëmundjet infektive me kushte ndërkombëtare.