Rama ironi krah Sorecës: Vetëm në Napoli s’ka burokraci, mund ta ndajmë mendjen që dhe Brukseli të vazhdojë punën e vet

8 Shkurt 2022, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2022-02-08 14:13:08

Në krah të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer "thumbat" lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo rrugë po mbetet "peng" i  burokracive, megjithatë theksoi se vendi është i palëkundur në qëndrimin e tyre që e ardhmja e Shqipërisë është integrimi në BE.

    No videos found.