Rama ironi me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës: Të shohim nga e ardhmja meqë është parulla e partisë tënde

28 Janar 2022, 12:33

Kryeministri Edi Rama ka treguar mbështetjen e tij drejt Lulzim Bashës, edhe pse me ironi dhe kunj për rektorin e universitetit Bujqësor të Kamzës.

“Kjoska me kebab mu para syve studentëve dhe në dritare të auditorëve, nuk janë më.  Të shikojmë nga e ardhmja, kjo është parrula e partisë së rektorit, megjithëse nuk e di se nga cila anë e partisë është rektori, po sa të zgjidhen punët e partisë, fokusohemi këtu, rëndësi ka për të shkuar aty ku duam të shkojmë, se secili në atë pozicion mund të bëjë më shumë, prandaj ne të dy kemi zgjedhur të ardhmen”, tha Rama.