Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në turin me diasporën në Itali tha se ka vdekur koha që hijet e së shkuarës të rikthehen dhe të çojnë në drejtim të paditur fatin e Shqipërisë.
‘Siç ka vdekur një herë e përgjithmonë çdo shans që hijet e të shkuarës të kthehen mbi kalë për ta shaluar në drejtim të paditur fatin evropian në Shqipërisë. Mos e harroni në asnjë sekond përballë një gjëje që nuk shkon , ka ndodhur që Shqipëria sot ka fituar besimin e botës dhe meriton besimin e çdo shqiptari, si ju, që e di shumë mirë që asgjë që arrihet me punë nuk arrihet pa mund dhe pa sakrifica. Nuk arrihet pa shtrënguar dhëmbët dhe kush më mirë se sa ju shqiptarët e Italisë dhe Evropës e dinë të vërteten.
Po ju them atij që do të besoj tek Shqipëria e sotme, Shqipëria e Nesërme do t’ja kthej shumëfish besimin. I kam sjellë këtu këto rreshta se duken tamam të shkruara për ju, për shqiptarët e kësaj kohe. Ju e dini shumë mirë se sa shumë janë vështirësuar gjërat por edhe mundësitë e reja për Shqipërinë që sot mund të zhvillohet sikur më parë.’- tha Rama.