Rama: Kemi sulme nga të 4-ta anët, por mbrojtja kibernetike është forcuar

28 Janar, 19:10

ryeministri Edi Rama, teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në inspektimin e laboratorit të mediave digjitale në Universitetin e Tiranës, u pyet për sigurinë kibernetike.

Ai u shpreh se Shqipëria ka sulme nga të 4 anët, por tashmë mbrojtja nga sulmet kibernetike është forcuar.

‘Kemi bërë goxha punë, pas atij sulmi që patëm dhe kemi marr dhe vënë në dispozicionin të shtetit instrumente të sofistikuar dhe jemi në një pozicion më të fortë se kemi qenë më parë dhe është e vështirë të sulmohemi. Ne kemi sulme të vazhdueshme nga të 4 anët, por fati që nuk ndodh gjë është si rezultat i asaj që mbrojtja është bërë e fortë. Ne duket të jemi në gjendje që kur të na sulmojnë, të mund t'i zbarapsim. Amerika është një vend me një mbrojtje kibernetike të lartë dhe ka sulme që arrijnë ta prekin dhe të bëjnë dëm', tha ai.