Rama konfirmon ndryshime brenda PS, por s’jep emra: Janë me qëllime organizative, që s'kanë peshë

27 Shtator 2022, 19:50

Partia Socialiste ka bërë ndryshime në nivel drejtuesish qarku, edhe pse nuk janë bërë me dije emra. Kryeministri Edi Rama tha se këto ndryshime janë bërë në funksion të skuadrës, siç ai e quajti PS. 

"Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re.  Nuk ka asnjë rëndësi që të hym në emra të gjithë jemi shërbëtor, ku secili ka rolin e tij, kjo është një skuadër ku ka role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij”, tha Rama.

  •  

    No videos found.