Rama: Kredi me zero % interes për mjekët, ushtarët dhe policët, interesin e paguan shteti! Pagat e ushtarakëve do rriten derisa të arrihet mesatarja e atyre të NATO-s

20 Dhjetor 2023, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2023-12-20 14:56:29

Kryeministri Edi Rama njofton se ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata që bëhen pjesë e këtij programi mund të marrin kredi, ndërsa interesi do të paguhet nga shteti.