Rama: Kur Irani të jetë i lirë rivendosim marrëdhëniet diplomatike! Do të na sulmojnë sërish, të motivuar nga urrejtja

26 Shtator 2022, 17:46

Vetëm kur Irani të jetë i lirë Qeveria shqiptare do të konsideronte rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pasi i prishi ato prej sulmeve kibernetike të muajve të fundit. Deklaratën e ka bërë Kryeministri Rama në një intervistë të dhënë për Washington Post. Ai u shpreh i bindur se Irani do të sulmojë sërish, sepse është i motivuar nga urrejtja.