Kryeministri Edi Rama po zhvillon disa takime në Vilën 30 në Tiranë. Rama është takuar me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, si edhe ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo.
Në takim ka thirrur edhe 3 zv.ministrat e Brendshëm, Xhemal Qefalia, Silva Caka e Anisa Rusetin.
Po ashtu, Rama ka pritur edhe drejtorin e Komanduar të Policisë, Sokol Bizhga, si dhe drejtorin e Illyrian Guard, Florenc Spaho.


















