Rama mbledh kabinetin qeveritar, përcakton objektivat për 300 ditët e ardhshme të qeverisjes

5 Janar 2022, 09:58 | Përditesimi: 5 Janar 2022, 10:17

Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet me ministrat dhe ka si qëllim përcaktimin e objektivave për 300 ditët e ardhshme. Kujtojmë se javën e fundit të dhjetorit, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për bilancin 100 ditor. Ky takim vjen menjëherë pas fillimit zyrtar të punës për vitin 2022.

r.k./Shqiptarja.com