Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmarrim nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale, ku edhe i tha se pavarësisht se nuk beson tek ndërhyrja në treg, tani jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe një gjë e tillë është e domosdoshme. Rama i tha furnizuesve të harrojnë fitimin dhe përdorim dhe vendosin kapacitetet e tyre në përballimin e kësaj sfide që duhet të mpishtim së bashku.
"Nuk besoj tek ndërhyrjet në treg, por kjo vlen për një kohë normale dhe krizat organike të një kohe normale, siç ishte ajo e inflacionit në të gjithë botën me një rritje të lehtë jo të pandjeshme të çmimeve hap pas hapi në periudhën e fundit. Sot nuk jemi në këto kushte, jemi në kushte të tjera, kriza nuk është organike. Është e imponuar nga një agresion ushtarak.
Në i dimë vështirësitë tuaja, ku kryesoja dhe ajo që mund të rëndohet më tutje është gjetja e tregjeve, zëvendësimi i tyre, por tani është momenti për të harruar fitimin. Tan është momenti për të vendosur kapacitetet tuaja në funksion të përballimit të kësaj sfide shumë të madhe që nuk e kemi zgjedhur ne. Janë disa produkte bazë të shportës, ai më domethënës është vaj që kanë kërcyer në çmim jo pa arsye, por ku ne besojmë se ka hapësirë për të manovruar me një ulje të çmimit për to. Ka vend për të ndërhyrë dhe jo pak në këtë moment. Unë besoj që kanë të drejtë ekspertët tanë të cilët mendojnë se ky moment i parë alarmi që u krijua ishte i paevitueshëm, tani nuk mund të vazhdohet sikur asgjë s’ka ndodhur.", tha ai.