Rama mes Ankarasë e Athinës/ Pëllumbi: Kryeministri nuk është ndërmjetësi mes dy vendeve! Haxhinasto: Partneriteti strategjik me Turqinë duhet të jetë ekonomik

7 Janar, 23:54 | Përditesimi i fundit: 2021-01-08 00:00:36

Vizitat zyrtarë të kryeministrit Rama dy ditë në Turqi dhe nesër në Athinë, nga sekretari organizativ i PS, Arben Pëllumbi shihen të ndara mes tyre edhe pse janë ngjitur njëra pas tjetrës. Në emisionin "Repolitx", Pëllumbi duke iu përgjigjur deklaratave se Rama po luan ndërmjetësin mes dy shteteve, tha se do të dëshironte që kryeministri ta kishte ngritur politikën shqiptare aq sa të ishte ndërmjetës mes Turqisë dhe Greqisë, por nuk është kjo.

"Dy udhëtimet nuk kanë lidhje me njëri tjetrin, në të parin Rama ishte edhe ministër i Jashtëm dhe kishte drejtimin e OSBE. Në këtë rast  kanë qëlluar të jenë ngjitur me njëra-tjetrën, nuk kemi pse shohim gjithmonë pas konspiracionit sikur çdo ndodh. Do doja që Rama ta kishte ngritur politikën shqiptare aq sa të ishte ndërmjetës mes Turqisë dhe Greqisë, por nuk është kjo ", tha Pëllumbi.

 Ndërsa Haxhinasto i shikon këto marrëdhënie më shumë si personale Rama-Erdogan se sa marrëdhënie shtetërore. Ai tha se duhet transparencë për marrëveshjet e arritura dhe se partneriteti strategjik me Turqinë për të duhet të fokusohet në ekonomi dhe fushën e sigurisë.

"Duhet të ketë një transparencë më të madhe për atë që është arritur dhe nënshkruar. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos abuzojmë me marrëdhënien e rëndësishme me Turqinë  dhe as të mos e frymë dhe as të mos e komprometojmë atë sikur po i bëjë kërshëllik  BE. Duhet të jemi shumë të qartë për substancën që na japin marrëdhëniet e partneritetit strategjik. Ne këto partneritete i kemi me ato vende ku kemi edhe partnerit politik ku përfshinë demokracinë dhe vizionin për të ardhmen, ne kemi vlerat e BE dhe në konceptin tonë nuk ka përputhje me Turqinë. Jam dakord që me Turqinë të kemi partneritet strategjik ekonomik dhe në fushën e sigurisë se të dy jemi anëtarë të NATO-s, por po flasim për marrëdhënie shtetërore dhe jo personale Rama-Erdogan", tha Haxhinasto.

Programe të tjera