Rama mesazh Kurtit: Nëse Kosova do të ishte pjesë e 'Open Balkan', do ishte arritur me kohë marrëveshja me Serbinë

2 Shtator 2022, 14:36

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi duke thënë se nuk ka ndikuar për këtë çështje. Duket se i dha një mesazh Albin Kurtit duke thënë se nëse Kosova do të ishte ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur, do të ishte zgjidhur me kohë. Duke marrë shembull domatet, tregoi edhe rëndësinë e nismës për produktet që kalojnë në pikat kufitare të këtyre vendeve.

“Edhe ti si të gjithë të tjerët je pjesë e një kohe që e ka kthyer transformimin e atyre që thuhen në tituj që nuk kanë lidhje me atë që thuhet. Unë nuk kam thënë asgjë të ngjashme, jo të njëjtë me atë që ti citove. Unë kam thënë dje që e përsëris dhe sot, zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatë dhe të përsëritur është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensin që të gjithë këtu qarkullojnë me karta ID. Sot ata që lëvizin nga Shqipëria për RMV, Serbi dhe anasjelltas nuk kanë nevojë për pasaportë. Thashë po ashtu që nëse Kosova do të ishte e ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur dhe nuk do të refuzonte, kjo çështje do ishte zgjidhur me kohë. Jam i bindur për këtë. Këtë nuk e zgjidhi as kjo treshe, as që Shqipëria apo unë. Janë këto rrugë që po jetësohen dhe janë sfondi edhe i asaj zgjidhje, të cilën dje e kam thënë hapur. Ia kam thënë dhe presidentit vec. Është konfirmuar qasja e presidentit Vuçiç në raport me lëvizjen e njerëzve.

Jam i bindur të përsëris, dje kemi asistuar në një prezantim të bërë nga përfaqësuesit e prodhuesve të verërave apo shefat e kuzhinës dhe kemi dëgjuar për domatet që vijnë nga Shqipëria këtu e janë gjithmonë e më të kërkuara e preferuara nga restorantet. Ato domate vijnë pa pengesë. Për të shkuar në Bosnje bëhen salcë në kufi. Rruga për në Bosnje është agro-përpunim. Këta porosisin domate të freskët, marrin salcë. Kush porosit qumësht me Ballkanin e Mbyllur merr kos ose dhallë”, tha Rama.

  •  

    No videos found.