Rama mesazh socialistëve: Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin

26 Mars 2025, 12:11 | Përditesimi: 26 Mars 2025, 12:11

Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë, nga Shiroka, Rama tha se për herë të parë pushteti politik i ka dorëzuar shpatën drejtësisë. Kreu i qeverisë u shpreh se janë krah drejtësisë pavarësisht të gjitha lajthitjeve, ndërsa një mesazh dha edhe për të tijët kur tha se kush devijon nga rruga të shkojë atje ku e ka vendin.

 

I.M/Shqiptarja.com