Rama: Meta ishte një zgjedhje me detyrim, si president ishte shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ka pasur ky vend

19 Prill 2022, 10:36

Kryeministri Edi Rama tha se zgjedhje e presidentit Ilir Meta ishte një zgjedhje me detyrim, ndërsa u shpreh se ai është shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.

‘Presidenti më i paparsërishtëm në llojin vet që Shqipëria ka pasur taksiratin të ketë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës president ishte një zgjedhje me detyrim përcaktim për ne pasi nuk i kishim votat dhe njëkohësisht gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, po të kesh parasysh se mungonte opozita zyrtare në sallë dhe vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që të përfaqësonte edhe opozitën. Në ato kushte në zgjodhëm një president për opozitën por duke menduar se do të ishte dhe një president për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe për shqiptarët i dha vendin një president shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.’- tha Rama.

  •  

    No videos found.