Rama: Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës do të angazhohet për të krijuar rezervën shtetërore të naftës

11 Mars 2022, 10:28 | Përditesimi: 11 Mars 2022, 10:28

Kryeministri Edi Rama tha se ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të angazhohet për të krijuar rezervën shtetërore të naftës duke përdorur Albpertol për të pasur aktorin e vet për ditë të këqija.

Ne si qeveri ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës sot të angazhohet për të krijuar rezervën e vet të naftës duke përdorur Albpertol për të pasur aktorin e vet për ditë të këqija. Ne do të jemi 100% në dispozicion për ndihmë nëse do të shohim se problematika e furnizimit do të agravohet dhe ju do të jeni 100% në dispozicion jo për të na ndihmuar, por për të qenë në lartësinë e kësaj sfide. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, mungojnë bombat, por po vuajmë pasoja. Kemi marrë përsipër që asnjë lloj llogarie racionale nuk e pranon të paguajë 80% të çmimit të energjisë.

r.k./Shqiptarja.com