Rama ndan momente nga takimi me emigrantët: Videokartolinë kuqezi nga Athina

13 Maj, 08:57

Një ditë pas takimit me emigrantët në Athinë, krueministri Edi Rama ka ndarë një video me momentet më të bukura. Në sallën e mbushur plot me emigrantë, Rama ka zgjedhur disa prej momenteve teksa zbret nga avioni, fjalimet në sallë apo takimet me emigrantët ndërsa me ta shkrep edhe disa foto.

Krahas videos kreu i qeverisë shkruan “videokartolinë kuqezi nga Athina”, ndërsa për të shoqëruar videon ka zgjedhur këngën e Vaçe Zelës ‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime’.