Rama nderon me Yllin e Madh të Medaljes Gjeneralin libanez Abbas Ibrahim: Pika e referimit për të nxjerrë fëmijët e gratë nga kampet e ferrit në Siri

8 Tetor 2021, 12:14 | Përditesimi: 8 Tetor 2021, 15:22

Pa ndihmën e Gjeneralit Major Abbas Ibrahim, shpëtimi i shumë fëmijëve e grave nga kampet e ferrit në Siri e që sot jetojnë të qetë në Atdheun e tyre e pranë familjes, nuk do të ishte bërë i mundur. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e nderimit të Gjeneral Major Abbas Ibrahim me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

r.k./Shqiptarja.com