Kryeministri Edi Rama ka nderuar ditën e sotme me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike. Skiatoren italiane Lara Colturi e cila luan për Shqipërinë. Colturi, 17 vjeç, pësoi një dëmtim të rëndë, duke humbur kështu Botërorin e Skive 2023. Rama bëri batuta me skiatoren duke thënë se e kanë marrë mësysh.
‘Rast i veçantë tek një personazh që për shumë vite që vijnë do ta kemi para syve me shumë medalje dhe ngritje të flamuri tonë kombëtar një tjetër individ që vjen nga një tjetër shtet por që sot është bërë pjesë e qytetarisë shqiptare dhe e ngjyrave kuqezi, që është Lara Colturi. Larën e kam takuar kur erdhi në zyrën time bashkë me prindërit dhe kam mbetur i prekur nga fjalët e tyre të dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët me mënyrën sesi ne jemi por që sot vijojmë që të kemi disa gjëra të vjetra që italianët i kanë harrura.
Ajo që ishte prekëse ishte se ajo nuk ishte një sportiste e zakonshme, dhe e prekur që nuk gjente vend atje por ishte me të gjithë karakteristikat e një kampioneve. për fat të keq pasi kapi majën e morën mësysh, pati një problem. E kanë marrë mësysh italianët kur e kanë parë që ka ngritur flamurin tonë. me shumë respekt
Do thoni pse ylli i Larës është më i vogël se i Blikenit dhe Erkandit, sepse e para është më e vogël dhe nëse do i jepnin me të parën yllin e madh çfarë do i japim herën tjetër dhe herën e tretën e të katërt do të vijë bashkë me Luizën që të japë yje të tjerëve’, ka thënë ai.