Rama në Berlin! Kancelari: Rijetëzim Procesit të Berlinit, zhvillon ekonominë e rajonit! Kryeministri: Në qershor presim negociatat, nëse jo kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut

11 Prill 2022, 21:04 | Përditesimi: 11 Prill 2022, 21:04

Kryeministri Rama zhvilloi sot në Berlin një takim me kancelarin gjerman Olaf Sholz i cili premtoi nxitjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe rivitalizimin e procesit të Berlinit që synon krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. Kryeministri Rama tha se nëse BE nuk cakton një datë për negociatat deri në qershor Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Rama kërkoi të liberalizohen vizat për Kosovën.

    Sh.Sh/Shqiptarja.com