Rama në SHBA për vaksinën, zonja skeptike: Ka shkuar të bëjë foto me presidentin Biden

7 Dhjetor 2020, 09:57

Një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv e pa me skepticizëm vizitën e kryeministrit Rama në SHBA për të siguruar vaksinën anti-Covid. Zonja tha që duhet të presim sepse Rama mund të ketë vajtur edhe për një foto me Presidentin Biden.