Çfarë shkruanin gazetat më 7 prill 1993/ Ndryshime në qeverinë Meksi, Uka e Kopliku largohen nga Bujqësia e Rendi dhe mbeten vetëm zv.kryeministra

7 Prill, 09:21 | Përditesimi: 7 Prill, 09:56

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Edhe pse kishte vetëm një vit në pushtet në qeverinë e drejtuar nga Aleksandër Meksi bëhen ndryshimet e para. Në shtypin e shkruar të datës 7 prill 1993 pasqyroheshin 3 ndryshimet në qeverinë Meksi. ZP(Zëri i Popullit) në faqe të parë shkruante : “Presidenti Berisha arnon qeverinë duke i bërë lëshime të djathtës ekstreme”. Rexhep Uka dhe Bashkim Kopliku u larguan nga drejtimi i Bujqësisë dhe Rendit dhe mbetën vetëm në postin e zv.kryeministrit dhe po ashtu u largua edhe Ministrti i Turizmit Osman Shehu. Gazeta Koha jonë për këto lëvizje shkruan : Kush fitoi dhe kush humbi me ndryshimet në qeveri?” Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

I.M/Shqiptarja.com